“Falënderoj gruan dhe të dashurën”, sqarimi është edhe më absurd

0

 

Para pak ditësh bëri xhiron e botës një lajm qesharak: sulmuesi ganez Mohamed Anas, i cili aktivizohet me Fri Stejt Stars në Afrikën e Jugut, në intervistën pas një takimi ku shënoi dy gola tha: “Falënderoj bashkëshorten dhe të dashurën time”.

Habi totale: pa dashje sulmuesi pranoi se ia dredh gruas?

Tani Anas, i cili është bërë i famshëm në mënyrën më të çuditshme në botë, përpiqet të sqarojë gjithçka, por e bën lëmsh sërish: “E kisha fjalën për vajzën time. Familja ime e di që unë e thërras më përkëdheli ‘e dashura ime’ vajzën”, shprehet Anas për BBC-në.

Çfarë? “Për këtë e kisha fjalën në atë intervistë, nuk kam asnjë të dashur”, shton Anas, i cili është habitur nga fakti që videoja e tij është bërë e famshme në gjithë botën.

“Jam bërë i famshëm, më njeh gjithë bota tani. Megjithatë, dua të sqaroj se e dua shumë bashkëshorten time, jemi të martuar prej 7 vitesh dhe kemi dy fëmijë shumë të bukur. Ajo e di çfarë personi jam, ndaj nuk shqetësohem”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image