“Falenderime për kritikët, na ndihmuan”! Andi Lila flet për Sindikatën e Futbollistëve: Një realitet i ri në Shqipëri

Sindikata e Futbollistëve në Shqipëri kanë ndihmuar dhe rindërtuar shtëpinë e ish-lojtarit të njohur të Besës së Kavajës, Altin Rrica. Shtëpia e këtij të fundit u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit që ra në vendin tonë. Në emisionin “Dua të bëj të lumtur”, Andi Lila surprizoi Rricën, për t’i dhënë çelësat e ndërtesës së re. Ndërkohë nëpërmjet një reagimin në rrjetet sociale, lojtari i Tiranës ka falenderuar edhe kritikët për Sindikatën e Futbollistëve, që kanë ndikuar në përmirësimin e saj, ndërkohë që tregon një realitet të ri që ka ardhur në Shqipëri sa i përket këtij aspekti. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

Të dashur miq, kolege futbollistë dhe Ish-futbolliste si dhe çdo shqiptar që më ka telefonuar dhe derguar sms urimi pas emisonit “Dua të bej të lumtur “. Në emer të Sindikates së Futbollisteve si dhe në emrin tim personal dua t’ju falenderoj për fjalet e zemes që keni thene si dhe për perkrahjen morale që i jepni Sindikates sone të re si dhe mua personalisht. Besoj se ndaj ish- futbollistit Altin Rrica kemi bërë vetem detyren për të cilen u krijua kjo Sindikatë. Sigurisht që Sindikata do të gjendet në krah çdo futbollisti me të gjitha mundesite që të ka pasi kjo është edhe detyra jonë. Me miratimin e kontrates kolektive një realitet i ri do të shfaqet në futbollin tonë,ku marrdheniet klub- futbollist vendosen në baza të shëndosha si në cdo vend europian ku ne duam të antarsohemi. Se fundi me lejoni të falenderoj të gjithë ata që në mënyrën e tyre kontribuan që Sindikata të realizojë eventin “Luajmë dhe rindertojmë sëbashku” me të ardhurat e të cilës bëmë një ish-futbollist të lumtur: 1. Stafin vullnetar të Sindikatës që bënë të mundur realizimin e eventit “Luajme dhe rindertojme sebashku”. 2. Pjestaret e “Gold team” Shqiperi, Itali, Greqi dhe Turqi për kontributin e tyre. 3. Çdo spektator që erdhi në AirAlbania Stadium dhe mbeshteti kauzen tonë. 4. Çdo kritik i cili me kritikat e tij na ndihmoi që ne si sindikatë të permirsojmë punën tonë. 5. Gazetaret sportivë të cilët mbështetën vazhdimisht aktivitetin e sindikatës, dhe një falenderim të vecantë kam për moderatoren e shkelqyer Arbana Osmani @arbanao . 6. Të gjithe futbollistët anëtar të Sindikatës të cilet na inkurajojnë cdo ditë që të vazhdojmë me force punën tonë të përbashkët. Faleminderit të gjitheve.

A post shared by Andi Lila (@andilila) on