Faleminderit shumë! Takimi dhe ironitë e Guardiolës me gjyqtarët: Pyesni Mike Riley!

Liverpuli ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Manchester Cityt në një nga ndeshjet më të rëndësishme që u zhvilluan sot në arenën europiane të futbollit. Pikërisht ajo që pritej me spektaklit dhe golave, por nuk mund të mungonin edhe polemikat.

Dy raste ishin kur Alexander-Arnold ka prekur topin me dorë, por gjyqtari ka vazhduar lojën. Në rastin e dytë ishte Guardiola që doli nga vetja dhe nisi të bënte me gjeste për të treguar kundërshtinë e tij ndaj këtyre vendimeve. Një takim me shumë ironi ka pasur me arbitrat pas përfundimit të takimit, me Guardiolën që ka “falenderuar” arbitrat. Ndërsa në konferencën për shtyp, u shpreh se ky 90 minutësh e tregoi se përse Manchester City është kampione në Angli.

“Ajo që ndodhi sot tregon pse ne jemi kampionë. Jam krenar për ekipin tim më shumë se kurrë më parë. Ata janë grupi më i fortë në Europë dhe mënyra si kemi luajtur më bën krenar. Arbitri dhe vendimet e VAR? Pyesni gjyqtarët, pyesni gjyqtarët. Pyete Mike Riley dhe njerëzit nga VAR. Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë punën tonë.

Urime Liverpool-it. Ne dështuam sepse rivalët tanë shënuan tre gola dhe ne vetëm shënuam një. Duhet të përmirësohemi dhe të luajmë ndeshje të shkëlqyera. 10-15 minutat e fundit të pjesës së parë ishin shumë të mira në performancën tonë. Në përgjithësi, performanca jonë ishte e mirë”, ka thënë Guardiola. /Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/NutmegRadio/status/1193595283420205056