“Faleminderit Lion!”, tashmë Juventusi është ‘mbreti’ i Europës

Juventus nuk po kalon një moment të mirë aktualisht, teksa pas eliminimit tronditës ndaj Atalantës në Kupën e Italisë, nuk arritën të fitonin në fundjavë me Parmën në shtëpi. Sfida ndaj ekipit emilian u mbyll në barazim 3-3, teksa në minutën e 93-të Zhervinjo tronditi “Allianz Stadium”.

Gjithsesi, pavarësisht formës jo të mirë që po kalon, ekipi bardhezi duhet të krenohet me rekordin e tyre. Juventus është i vetmi ekip në pesë ligat kryesore të Evropës, i cili ende nuk njeh humbje në kampionat. PSG nuk arriti të evitonte humbjen një natë më parë ndaj Lionit, kështu ekipi i Alegrit ngeli ekipi i vetëm i pamposhtur.

Liverpuli dhe Dortmundi gjithashtu numërojnë vetëm një humbje, ndërsa Barça e Atletiko kanë dy të tilla. 22 javë janë lënë pas në Serie A dhe Juventus ende nuk ka njohur disfatë. Të paktën, Alegri e ka diçka për t’u justifikuar për rezultatet e fundit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *