Falcao mund të rikthehet në La Liga

0

Valencia raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Mançester Junajtidit, Radamel Falkao. Sipas “The Sun”, agjenti i kolumbianit, Horge Mendes pritet të zhvillojë bisedime me Junajtid gjatë kësaj jave, për të diskutuar nëse ata duan ta shfrytëzojnë opsionin për të nënshkruar kontratë të përhershme me të. Falkao arriti në “Old Trafford” në fillim të këtij sezoni si huazim nga Monako, por ka dështuar të adaptohet në Angli, ku ka shënuar vetëm katër herë në të gjitha ndeshjet. Valencia është duke menduar të bëjë ofertë për 29-vjeçarin nëse Junajtid do të vendosë të mos e mbajë në skuadër kolumbianin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image