Fakaj: Pa drejtim e pa besim, gjendja është kritike

0

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj, është treguar shumë i ashpër me Panuçin dhe kombëtaren shqiptare, duke folur në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport.

“E shoh gjendjen shumë kritike. Ndoshta është momenti por të marrë vendime të mëdha. Nuk më shqetësojnë humbje, por fakti se ne nga ndeshja në ndeshje humbasim më tepër se një ndeshje, humbasim në identitet, entuziazmin e krijuar në vitet e fundit. Më shqetëson mënyra si po filozofohet apo po ndërtohet loja në 3 ndeshjet e fundit. Ekipi është i çmobilizuar, ka humbur besimin. Forca jonë ka qenë grupi, tani është e shpartalluar. Është problematike.

Ne nuk jemi as Brazili dhe as Kroacia. Nuk kanë komente golat tanë në këto dy ndeshje. E rëndësishme është të rikthejmë identitetin, pasi po humbasim atë që ndërtuam me shumë mund. E vërtetë që nuk bëmë lojë atraktive, por nuk i kemi ato cilësi. Kam qenë kritik, pasi e shoh dhe me syrin e tifozit veç profesionistit, pasi duam të shohim futboll të bukur. Ne duhet t’i marrim më të mirën lojtarëve që kemi. Nuk duhet të testojmë, por të përgatitemi për në shtator. Duhet të testohen ata që do luajnë në shtator dhe jo 10 lojtarë të rinj. Se kemi atë luks dhe ato cilësi që ta testojmë një lojtar që del. Kemi humbur në çdo lloj drejtimi, jo vetëm në lojë, por në besim, diçka që e rritëm vit pas viti. Tani lojtarët nuk e kanë besimin se do të nisë shtatori dhe do të vijnë me mentalitet tjetër dhe diçka do jetë harruar, nuk do kenë të njëjtin besim, që ne mund të na mundë gjithkush, por mund të fitojmë me këdo”.

Unë nuk e kam atë besim se Panuçi e ka aftësinë për të na rikthyer dinjitoz, së paku nga këto ndeshjet e fundit. Nuk më shqetëson humbja, por ne sot kishim në një moment 4 mbrojtës, si Mavraj, Ajeti, Gjimshiti dhe Veseli. Në një ndeshje më parë luajmë me tre sulmues të të njëjtave cilësi. Nuk e kam parë në kaq shumë vite që ta ketë bërë diçka të tillë. Qofsha unë i gabuar”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.