“Fajin” e ka Morata, Diego Kosta pranë rikthimit në Angli

0

Atletiko Madrid zyrtarizoi blerjen e Alvaro Moratës nga Çelsi dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer Diego Kostës, i cili do të ketë më pak hapësira në formacionin titullar.

Pavarësisht se lidhja e tij me Diego Simeonen është speciale, 30-vjeçari po mendon të largohet nga ekipi “colchoneros”, edhe pse ka edhe dy kontratë.

“The Sun” raporton se Diego Kosta po mendon rikthimin në Angli. Sulmuesi shënoi 52 gola në 89 ndeshje gjatë aventurës së tij me Çelsin, ndërsa tani e kërkon Evertoni.

Ferhad Moshiri, presidenti i klubit nga Liverpuli, ka një debulesë të madhe për Diego Kostën dhe është gati të investojë tek ai. Tani pritet oferta zyrtare për Atletikon dhe bomberi potent mund të transferohet në Premier Ligë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.