Fair-Play në plehra, ja si “vidhet” goli në Gjermani!

Kur një futbollist mbetet i dëmtuar në fushë dhe dëmtimi duket serioz, është diçka normale të ndalet ndeshja dhe të nxirret topi jashtë, apo të ndalen të gjithë për të parë gjendjen e futbollistit të dëmtuar.

Por, në Gjermani një situatë e tillë ka shkaktuar polemika pa fund. Sot luhej sfida Jena-Mepen, me miqtë që kryesonin 2-0, në sfidën e divizionit të katërt gjerman.

Në minutën e 57-të një futbollist i Jenës mbeti i dëmtuar dhe miqtë ndalën lojën, por një futbollist vendas rrëmben topin dhe shënon! Kaos për disa momente, por arbitri e konsideroi golin të rregullt. Më vonë, i njëjti lojtar, Ajsman, barazoi për Jenën, që në këtë mënyrë vodhi jo vetëm golin, por edhe një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *