Fair Play, Monako dëmshpërblen tifozët pas turpit në Paris

0

Kampion në fuqi, skuadër mjaft cilësore pavarësisht nga shitjet e yjeve, por Monako u shpërbë dje në Paris, ku u mund 7-1. E mundi PSG, skuadër përbindëshe, që nuk ka lidhje me futbollin francez për nga fuqia financiare, por gjithsesi shifra të tilla nuk i mendonte askush.

Zhgënjimi në klubin nga Principata ka qenë i madh, por mbi të gjitha te tifozët që kishin shkuar në Paris.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur të marrë një vendim të veçantë: rimbursim total për shpenzimet e gjithë tifozëve që kanë udhëtuar për në Paris.

Presidenti i Monakos, miliarderi rus Vadim Vasiljev, pas ndeshjes deklaroi: “Të vetmit që ishin në lartësinë e duhur të kësaj sfide ishin tifozët tanë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.