FAIR PLAY/ E pabesueshme, Beshiktashi i fal një gol Skënderbeut

Po luhet Beshiktash-Skënderbeu dhe në minutën e 16-të ka ndodhur diçka e rrallë.

Beshiktashi shënoi me Pektemek, por Bajram Jashanica ishte i dëmtuar dhe po merrte ndihmën mjekësore, ndërsa Beshiktashi rinisi lojën nga rivënia anësore dhe shënoi, edhe pse Skënderbeu nuk po lëvizte, duke pritur kthimin e topit ose top të diskutueshëm. Protesta të shumta nga Skënderbeu dhe trajneri turk Senol Gynesh udhëzoi lojtarët e tij të dhuronin një gol, si shenjë Fair Play!

LINK: https://www.pscp.tv/w/1yoKMMAzaRNKQ?channel=sports

Besiktas – Skënderbeu      3-2

Shënues: Pektemek 16′, 52′, Negredo 62′ / Soue 17′, Lilaj 89′ pen.

Beshiktas: Fabricio, Gëkhan, Mitroviç (Medel 46′), Vida, Xhaner, Nexhip, Tolgaj (Taliska 46′), Oguz’han, Babel (Negredo 46′), Lens, Mustafa

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue.

Trajneri Ilir Daja hedh në fushë formacionin e vet më të mirë, duke provuar në mesfushë Osmanin dhe duke luajtur si zakonisht me Soue në sulm.

Ndërkaq, Beshiktashi e nis me një formacion mik, duke lënë në stol disa nga titullarët, si Adriano, Atiba Haçinson, Medel, Kuaresma, Taliska e Negredo, ndërsa Pepe e Toshiç nuk janë as në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *