Facebook kërkon të blejë Totenhemin?

Lajmi i bujshëm nga Anglia, sepse Daily Express shkruan se Mark Zukerberg, presidenti i Facebook-ut, kërkon të blejë Totenhemin, klubin e njohur londinez!

Zukerberg, themelues dhe president i Facebook, mendohet se është në krye të kompanisë Iconiq Capital, me seli në San Fransisko, që është gati të ofrojë 1 miliard sterlina, 1.1 miliard euro, për klubin londinez.

Zukerberg është ndër 5 më të pasurit në botë dhenjë pasuri prej  63 miliardë dollarësh, ndërsa lidhja logjike që bëhet në këtë rast është: Zukerber është me origjinë hebraike, Totenhemi po ashtu ka lidhje të forta me hebrenjtë, prej dekadash, ndaj tashmë mendohet kjo lëvizje, por Totenhemi ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka mohuar bisedime për shitjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *