“Facebook”, 1.2 mld euro për Totehamin, por…

Sipas mediave angleze, Mark Zukerberg do të investojë te klubi londinez, por ky i fundit ka përgënjeshtruar

Lajmi është nga ato bum-et. Mark Zukerberg duket se ka ndërmend që të blejë Totenhamin. Sipas shtypit anglez, pronari dhe njëkohësisht shpikësi i rrjetit social më të fuqishëm në botë, “Facebook”-ut, duket se është në krye të një kompanie e përbërë nga investitorë amerikanë, e cila mban emrin “Iconiq Capital”, me seli në San Fransisko (SHBA) dhe është gati të ofrojë plot 1 miliardë sterlina për blerjen e aksioneve në bazën 100% të klubit londinez.

Një lajm të tillë e ka shkruar dje gazeta britanike, “Daily Expres”, sipas së cilës, pronari i Spurs-ave, Xho Ljuis nuk ka asnjë synim që të shesë klubin pikërisht në vitin në të cilin Totenhami – që do të marrë pjesë në Champions League-n e ardhshme – po ndërton stadiumin e ri, që do të jetë gati për sezonin 2018-19. Në këtë sezon, nga ana tjetër, formacioni i Mauricio Poçetinos do të jetë i detyruar që të luajë ndeshjet shtëpiake në “Ëembley”.

PËRGËNJESHTRIMI – Dhe, menjëherë pas lajmit të publikuar nga ana e “Daily Expres” ka qenë Tontehami që, përmes një komunikate zyrtare ka përgënjeshtruar edhe ato që ajo i quan spekulime të mirëfillta. “Këshilli i Administratorëve nuk ka asnjë tratativë në lidhje me ndonjë ofertë publike blerjeje për klubit”, lexohet në komunikatën që klubi ka nxjerrë sajtin zyrtar të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *