Fabregas-Milan, hidhet hapi i parë

0

Në Angli janë të sigurt: Milani do me çdo kusht Sesk Fabregasin dhe ky i fundit e ka arritur një akord verbal me drejtuesit e rinj kuqezinj.

Udhëtimet e shpeshta në Angli të Fasones dhe Mirabelit kanë pasur si synim pikërisht lidhjen e kontakteve me mesfushorin spanjoll, i cili në verë mund të lërë Çelsin, për një aventurë të re e më stimuluese, siç është ringritja e Milanit.

Spanjolli kërkon 4,5 milionë euro në sezon, shifër që Milani e përballon, por problem është Çelsi.

Klubi londinez nuk e lëshon lehtësisht yllin e vet, edhe për faktin se kontrata skadon në vitin 2019, ndaj për 30-vjeçarin kërkon rreth 25 milionë sterlina. Shumë, duke parë edhe moshën e lojtarit, ndaj nëse nuk ka ulje çmimi, zor se bëhet gjë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here