“Evropian i mërzitshëm, një horror!”

0

Sipas ish-trajnerit të Borusia M’Gladbahut, Lusien Favre, Kampionati Evropian i Francës ka qenë i dobët, me plot ndeshje të mërzitshme. Ai ka analizuar së fundmi dobësinë e Italisë dhe rrëzimin e dytë radhazi të Spanjës. Siç ka zbuluar vetë, tekniku ka parë të plota vetëm ndeshjet e Francës, Gjermanisë dhe Zvicrës (është zviceran). “Po, sepse shumë ndeshje të tjera i kam lënë përgjysmë. Cilësia ishte thjesht shumë e dobët. Sidomos faza e grupeve ishte jashtëzakonisht e mërzitshme, një horror”, – u shpreh Favre për “Der Spiegel”. Favre është ndalur gjatë te mbrojtja e kombëtares italiane, e cila gjithnjë lëvdohet për perfeksionin e saj, por tekniku është zhgënjyer. “E dini pse Italia luan me tre qendërmbrojtës me një linjë prej pesë lojtarësh? Sepse nuk është në gjendje të mbrojë me katër lojtarë! Xhorxhio Kielini dhe Andrea Barzalji thjesht nuk janë edhe aq të mirë, janë shumë të ngadaltë. Ata luajnë një lojë të varfër pozicionale”, – u shpreh zvicerani, i cili ka theksuar problemet e mbrojtësve te Juventusi. “Në fillim të sezonit, ata u përpoqën të luanin me katër mbrojtës, por rezultoi një katastrofë. Më pas u rikthyen me pesë mbrojtës, ngaqë me këtë rreshtim secili mbrojtës ka më pak hapësirë për të mbuluar dhe kështu bënë me kombëtaren”, – shpjegoi Favre. “Puna me akademitë në Itali është katastrofrike! Futbolli i tyre nuk ka cilësi, sepse ata thjesht nuk kanë më lojtarë të mirë. Përveç Marko Verratit te PSG-ja, Italia ka vetëm lojtarë mesatarë”, – shtoi ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here