Evra mbetet pa punë, Marseja i bën dalje

Ka marrë 24 orë kohë për t’u menduar, por Maerseja tashmë ka vendosur: Patris Evra është i pushuar nga puna!

Mbrojtësi 36-vjeçar u bë personazhi i mbrëmjes dje në Europa League, kur para fillimit të ndeshjes në Portugali kundër Guimaraeshit u përlesh me disa tifozë francezë dhe goditi njërin me shkelm në stilin karate.

Klubi francez ka dalë sot me një komunikatë për mediat, ku ka lajmëruar se Evra është i pushuar nga puna, si rezultat i një veprimi të patolerueshëm, edhe pse provokimi nga tifozët ka qenë i dënueshëm, me fjalë plot urrejtje ndaj futbollistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *