Everton mesazh ekipeve “big”, rinovon me yllin e skuadrës

Xhordan Pikford ishte një ndër pikat më të forta të kombëtares angleze në Botërorin e Rusisë. 24-vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse dhe u kërkua me ngulm nga ekipet më të mëdha në Evropë. Çelsi ishte skuadra që ngulmoi më së shumti për shërbimet e portierit, por asgjë nuk arriti të konkretizohej.

Gjithsesi, Everton padyshim nuk mund të qëndronte duarkryq dhe i ka ofruar rinovimin e kontratës portierit anglez duke e shndërruar kështu në një ndër futbollistët më të paguar në klub. Marrëveshja është gjetur pikërisht ditën e sotme, ku portieri ka firmosur kontratën që e mban të lidhur me klubin e Everton deri në vitin 2024.

Një shenjë që Everton i bën të qartë klubeve të mëdha që interesoheshin për Pikford, se do të jetë e vështirë që ekipi nga “Merseyside” të privohet nga portieri i talentuar i kombëtares së “3 luanëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *