“Everton kërkon Everton”, rastësi interesante në merkato

Klubi i Evertonit po bëhet gati të ndërhyjë në merkato për të përforcuar repartin e sulmit. Drejtuesit e skuadrës nga Liverpuli duan të shtojnë një brazilian të tretë në skuadrën e tyre pas Bernard dhe Riçarlison.

Sipas “Globo”, objektivi i Evertonit është sulmuesi i Gremios Everton Soaresh. Natyrisht ajo që bie në sy është fakti se emri i futbollistit është i njëjtë me emrin e klubit diçka që është bërë objekt humori në rrjetet sociale.

Everton është një ndër futbollistët më të mirë në kampionatin brazilian. Paraqitje e mira të 23-vjeçarit i siguruan një ftesë nga përfaqësuesja e Brazilit për në turneun “Copa America”, ku Everton shënoi një super gol në takimin hapës ndaj Bolivisë.

Për brazilianin janë të interesuar shumë klube të tjera në Europë, por te Gremio po tregohen kokëfortë duke mos pranuar ofertat që nuk e kalojnë shifrën e 40 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *