Everton i habit të gjithë, zgjedh mënyrën e pazakontë për të publikuar formacionin

Evertoni po luan sot ndeshjen e radhës në Premier League kundër Neëcastle, ndërsa përpara fillimit të takimit i kanë lënë të gjithë të surprizuar. Kjo për shkak të mënyrës së veçantë që klubi kishte vendosur që të publikonte 11-shen titullare.

Kështu në formacionin e publikuar nga ekipi anglez në faqen e tyre zyrtare, fytyrat e lojtarëve ishin zëvendësuar me vizatime të fëmijëve të shkollës fillore “Lanacre”. E gjitha u realizua si pasojë e një iniciative e partnerit të klubit Everton, USM, duke ftuar fëmijë që të ilustrojnë imazhet e futbollistëve të ekipit për të rritur vëmendjen e rëndësisë së shëndetit pozitiv mendor mes të rinjve./Sport Ekspres/