“Eurosport”: Shqipëria del e dyta!

1

Portali i famshëm bën llogaritë e grupit I, duke na vendosur përpara Danimarkës

 

Llogaritë janë nën sytë e të gjithëvë tashmë, por kur një portal prestigjioz si “Eurosport” e nënvizon faktin se shanset e Shqipërisë për të shkuar në Europian janë të mëdha, atëherë kjo është diçka që bën bujë. Ja çfarë shkruhet aty: “Më 8 tetor Portugalia pret Danimarkën. Kjo e fundit ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe e gjen veten në mëshirë të fatit të Portugalisë. Danimarka është vetëm një pikë përpara e Shqipërisë, por kjo e fundit ka dy ndeshje për të luajtur, ku njërën e ka në shtëpi, atë me Serbinë”. “Eurosport” bën llogaritë e njohura, por në fund të komentit të “eurosport.com”, parashikimi për grupin tonë është ky: Portugalia në vend të parë, Shqipëria e dyta, Danimarka e tretë, Armenia e 4-ta dhe Serbia e fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.