Europiani/ Prestigjozja spanjolle shkruan: Atë që nuk bëri lufta e Shqipërisë me Greqinë dhe Serbinë, e bën realitet Koronavirusi

UEFA vendosi zyrtarisht që të zhvendoste kampionatin Europian 2020 për ta luajtur atë një vit më vonë, në 2021, në mënyrë që ti lërë vendin ligave të Europës, të cilat janë ndalur për shkak të pandemisë Koronavirus. Kjo është edhe hera e parë që diçka e tillë ndodh, që prej vitit 1958 kur ky kompeticion u organizua për herë të parë. Shunë ngjarje kanë ndodhur që nga ajo periudhë, por asnjë nuk ka çuar në një vendim të tillë.

Media e njohur spanjolle “AS” i ka kushtuar edhe një artikull kësaj teme, duke kujtuar edhe 5 episode që të nxehta, të cilat prapë së parapë nuk e kanë nxitur UEFA-n që të bëjë ndryshime në kampionatin Europian. E në këtë listë 2 herë protagonist është Shqipëria, Në rastin e parë bëhet fjalë për Euro 1964, atëherë kur kuqezinjtë duhej të përballeshin me Greqinë në fazën eleminatore. Marrëdhëniet mes dy shteteve ishin të acaruara, ndërsa në fuqi në atë kohë ishte edhe ligji i luftës mes dy vendeve. Heleët nuk pranuan që të përballeshin me Shqipërinë në asnjë prej 2 takimeve të planifikuara, duke bërë kështu që Kombëtarja e vendit tonë të kalonte në fazën tjetër.

Ndërkohë një tjetër ngjarje ka në qendër të vëmendjes kuqezinjtë dhe ajo është nata e paharrueshme e Beogradit. Loja u ndërpre qysh në pjesën e parë, ndërsa që na fillimi i takimit lojtarët e Shqipërisë ranë pre e rracizmit që vinin nga koret e tifozëve serb. Madje situate degradoi deri në dhunë ndaj tyre, duke bërë që edhe jeta e tyre në atë moment të mos ishte e sigurtë. Megjithatë gjithçka u mbyll me një fitore në tavolinë nga ana e Kombëtares sonë, duke bërë që eleminatoret të vazhdonin normalisht./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *