Europiani i peshëngritjes, tërhiqet Erkand Qerimaj

0

Peshëngritja shqiptare nuk po sheh një ditë të bardhë kohët e fundit. Doping, kaos, dëmtime, stërvitje në kushte skandaloze, organizim mediokër dhe në përgjithësi një seri dëmtimesh në sportin e vetëm që ka prodhuar suksese ndërkombëtare konstante për Shqipërinë.

Para pak ditë Evangjeli Veli rezultoi pozitive në kontrollet për doping, ndërsa tani në Europianit që po zhvillohet në Bukuresht mungon edhe Erkand Qerimaj.

Shkodrani, një nga shpresat e mëdha për medalje, ka pësuar një dëmtim në gju dhe ka vendosur të tërhiqet, për të mos rrezikuar dëmtim më të rëndë.

“Vendosa të tërhiqem nga gara, pasi kam një inflamacion në tendin ëndërr e gjurit nga ngarkesat stërvitore. E shoh të arsyeshme tërheqjen në mënyrë që të mos dëmtohem më shumë dhe që të jem i gatshëm për garat e tjera. Edhe konsulta me doktorin italian çoi në përfundimin që duhet të bëj pushim. Faleminderit për mbeshtetjen që më jepni në momente të mira dhe ato të vështira”, shkruan Qerimaj në faqen e vet në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here