Europiani i atletikës, kampioni shqiptar larg pritshmërive

0

Klasifikimi mes dhjetë të parëve në Europë nuk është një pozicionim për t’u hedhur poshtë. Gjithsesi ishte larg pritshmërive dhe ambicieve të Izmir Smajlajt. Rekordmeni shqiptar në kërcim së gjati, u prezantua në Europianin e Atletikës 2018 në Berlin me synime të mëdha.

Zona e medaljeve, por pse jo edhe të rivalizonte për titullin. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Me kërcimin 7.83 metra, atleti shkodran e mbylli garën në vendin e dhjetë nga 12 sportistë, që u kualifikuan në finale.

Në vendin e parë u rendit ukrainasi Sehri Nikiforov me rezultatin 8.13 metra, aq sa edhe gjermani Heinle, i cili u pozicionua i dyti. Sa i takon Smajlajt, kuqeziu vazhdon që gjatë këtij viti të kërcejë nën 8 metra (8.08m rezultati i cili i dhuroi titullin europian në salla të mbyllura në Beograd 2017). Kërcimi 8.0 metër në Berlin i mjaftoi grekut, Tentoglu të fitonte medaljen e bronzit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.