Europën dhe Botën, çfarë viti për Varane!

Një ëndërr e bërë realitet… Kushedi sa mendime mund të kalojnë tashmë në kokën e Varane, teksa ngre atë kupë bote në qiellin e Moskës… Sigurisht, reshjet e shiut ia bëjnë shikimin edhe më të turbullt, por viti i tij ishte shumë i qartë… Aq i qartë, sa uji i rubinetit, teksa mbrojtësi i Real Madridit e mbyll edicionin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme…

Ka fituar dy trofetë me të rëndësishëm për një futboll: Kampion Europe me klubin e tij, pra Real Madridin, dhe Kampion Bote me Kombëtaren e Francës. Një Champions dhe një Botëror. Çfarë mund të kërkonte më shumë Varane? Ndoshta… Hënën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *