Europa League, short i favorshëm për Man Utd

0

Favoritët e mëdhenj në Europa League, Mançester Junajtid, kanë qenë me fat në shortin e hedhur sot për çerekfinalet e turneut.

Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo do të përballet me Anderlehtin, që eliminoi me lehtësi APOEL-n qipriot në turin e shkuar, por është e qartë që niset dukshëm inferior ndaj “Djajve të Kuq”. Sa për kuriozitet: Anderlehti humbjen më të thellë në kupat e Europës e ka pësuar në sezonin 1956/57, në Kupën e Kampioneve, kur u mund 10-0 në Mançester!

Ajaksi do të ndeshet me Shalken, me holandezët që kanë nga ana e vet historinë e madhe në kupat e Europës, por Shalke eliminoi Gladbahun dhe ka një skuadër cilësore.

Lioni shpreson të ruajë ritmin e shkëlqyer të muajve të fundit, kur të ndeshet me kampionët turq të Beshiktashit, që po zhvillojnë një sezon fantastik dhe duken drejt titullit të dytë rtresht në Turqi.

Selta Vigo tani do të përballet me Genkun, fitues në derbin kundër Gentit në turin e shkuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image