EUROPA LEAGUE/ Rezultatet e mbrëmjes, surprizat, eliminimet “big” dhe çiftet playoff

0

Një natë e mbushur me surpriza, gola, kartonë të kuq, spektakël, por edhe befasi të mëdha… Gjithçka ka nisur nga Sigma Olomuç, skuadra çeke, ku ka shënuar një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar dhe që zhgënjeu te Skënderbeu. Po flasim për Nespor. Një sukses jashtë fushe për Sigmën, në Kairat, Kazakistan, që I jep mundësi për më tej…

Kualifikohet edhe UFA në Poloni, edhe pse me shumë vështirësi, ndërsa AEK Larnaka ka shkërmoq Shturmin e Gracit, duke realizuar pesë gola në shtëpi, edhe pse kishte fituar 2-0 në sfidën e vajtjes, në Austri.

Pa probleme dy big si Lajpcigu dhe Sevilja, që kanë kaluar më tej. Për gjermanët mjafton barazimi jashtë fushe, në Rumani ndaj Kraiovës, teksa spanjollët kanë realizuar manita në Lituani, përballë Zalgiris. Talenti Sarabia realizoi dy gola, ndërsa edhe Nolito e ndoqi me dopietë.

REZULTATET E FASHES CHAMPIONS NE EUROPA LEAGUE/ TURI I TRETE

Spektakël edhe në Rumani ku Kluzh ka mundur 5-0 Alashkertin, teksa FC Kopenhagen ka regjistruar tjetër fitore 2-1 brenda shtatë ditësh ndaj CSKA Sofjes. Tjetër skuadër qipriote kalon më tej dhe është APOEL Nikosia, ndërsa goli shqiptar I Demhasaj nuk ka mjaftuar për Lucernën përballë Olimpiakosit që ka fituar 3-1 në Zvicër.

Zeniti realizoi tetë gola (rezultati më I thellë I mbrëmjes) ndaj Dinamo Minskut, teksa nuk ia doli Fejenordi të përmbyste ndaj Trençinit. Kukësi I tha lamtumirë Europës duke I munguar fati, teksa vetëm një gol do t’I jepte playoff. Molde kalon më tej gjithashtu pa probleme, ndërsa Beshiktashit I duhet shumë fat në Austri ndaj LASK-ut, pasi Negredo realizoi një gol me vlera në frymën e fundit…

REZULTATET E FASHES EUROPA LEAGUE/ TURI I TRETE

Kualifikohet edhe Brondbi, Atalanta, Atalanta dhe Ludogoretsi, teksa I thotë lamtumirë Europës ekipi danez Nordsjaeland, që mundet nga Partizan Beogradi. Jashtë Legia e Varshavës përballë Dudelanzhit.

Edhe Rejnxhërs kalon më tej në Maribor, teksa nuk ia doli Rijeka dhe Hajduku I Splitit. Bazeli iu fal shqiptarit Ajeti, ndërsa Bordo e pati shëtitje ndaj Maripolit ukrainas.

Genku I Zhegrovës kalon më tej, duke fituar edhe në Pozhnan, teksa edhe Genti nuk fal. Rapid Vjena shfryn ndaj Slovan Bratislavës, ashtu si Rozenborgu ndaj Kork Sitit irlandez. Valuri islandez iu afrua mrekullisë, por nuk ia doli ndaj Sherif Tiraspolit, në sajë të humbjes së ndeshjes së parë dhe golit jashtë fushe të moldavëve.

Eliminimi I befasishëm erdhi edhe në Portugali, ku Braga barazoi 2-2 ndaj Zorias, duke u eliminuar, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Ukrainë.

Një gol I Kork në kohën shtesë (dy ndeshjet u mbyllën 0-0 vajtje-ardhje) I dha Barnleit kualifikimin ndaj ish-skuadrës së Cikalleshit, Istambul Bashaksehirit.

Sakaq, playoff I Europa League sjell përballje “big”, por edhe të tensionuara si Partizan Beograd-Beshiktash (serbët ndaj turkëve), apo Gent-Bordo, Zenit-Molde. Për Zhegrovën përballja me Brondbin danez, ndërsa Shkëndija në transfertën norvegjeze ndaj Rozenborgut.

PLAYOFF EUROPA LEAGUE

Olimpiakosi përballë Barnleit, teksa Xhaka dhe Ajeti gjejnë Rapid Vjenën. Për Atalantën e Berishës dhe Gjimshitit, sfida me Kopenhagenin, ndërsa Lajcpig gjen Zorian dhe Sevilja përballë Sigma Olomuç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.