Europa League nuk i reziston dot koronavirusit, UEFA anullon takimet e dy ekipeve të njohura italiane

0

Tashmë është bërë zyrtare. Champions League i rezistoi koronavirusit, por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Europa League.  Takimet Roma-Sevija dhe Inter-Getafe janë shtyrë për një tjetër datë. Vendimi ka ardhur nga UEFA, që e sheh të udhës të veprohet në këtë mënyrë, teksa rregullat e vendosura nga shteti Spanjoll dhe ai Italian për moslejimin e qarkullimit të qytetarëve mes tyre nuk lënë vend për një alternativë tjetër.

Madje presidenti i Getafes e bëri të qartë përpara këtij vendimi se klubi i tij kurrsesi nuk do të udhëtonte në Milano, duke e pranuar krahëhapur edhe humbjen 0-3 në tavolinë. Kjo situatë e krijuar së fundmi nga virusi Covid-19 po shkakton një kaos të vërtetë si në jetën e përditshme, ashtu edhe në botën e futbollit dhe ende nuk dihet se si do të vazhdojë mbarëvajtja e aktiviteteve futbollistike deri në fund të sezonit./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.