Europa League/ Milani dhuron spektakël në Austri

0

Autokritika kuqezi ishte detyrim, pas turpërimit nga Lacio në kampionat. U tha, u bë: Milani, me një formacion me shumë ndryshime, ka shkëlqyer që në fillim të ndeshjes në Vjenë, duke i shënuar 3 herë Austrisë së Vjenës. Shpërthen Andre Silva me dy gola, por edhe Çalhanoglu po shkëlqen, me një gol e një asist.

Austriakët e kanë nisur me gol pjesën e dytë, por Milani mbetet në avantazh dhe i qetë, ndërsa në minutën e 56-të Andre Silva godet sërish, duke e çuar rezultatin në 4-1. Në të 63-tën merr pjesë në festë edhe Suso.




SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image