Europa League/ Klop zbavit me deklarata

0

Liverpuli do të presë sonte në mbrëmje Vijarrealin në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës me objektivin e vetëm për të përmbysur 0-1 të ndeshjes së parë në “El Madrigal”. Në lojë është jo pak por një biletë në finalen e madhe të 18 majit në Bazel. vetë trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka ftuar ekipin e tij t’i dhurojë tifozëve të vet në “Anfield” një tjetër mbrëmje magjike duke kthyer në kujtesë suksesin e pabesueshëm në çerekfinale kundër Dortmundit. Klop ka vënë në provë lojtarët e tij duke i bërë të qartë se “e gjithë bota e Liverpulit do të jetë duke e parë këtë takim”.

Deklarata e Klop – “Kemi 95 minuta në dispozicion që nga tani e deri në fund për të bërë një tjetër ndeshje të madhe. Kjo ëhstë një mundësia e artë në një sezon të vështirë dhe problematik për Liverpulin. Kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll, kjo janë ato momente kur të gjithë duhet të jemi bashkë për të bërë një tjetër mrekulli. Këtu nuk flas vetëm për tifozët tanë që do të jenë në stadium, por për të gjithë popullin e Liverpulit që do të na ndjekin nga shtëpitë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm – nuk dua ta bëj shumë të madh – por është momenti i të gjithë popullit të Liverpulit. Jam i bindur se të gjithë do të jenë duke na ndjekur. Me këto që po them nuk dua të vë në presion ekipin, nuk ka kurrfarë presioni. Përkundrazi unë jam i lumtur me këtë mundësi të artë që kemi”- ka thënë Jurgen Klop.

Lovren dhe përmbysja – Liverpuli nuk është një skuadër e panjohur kur vjen fjala tek përmbysjet. Madje është një nga ato ekipe që përmbysjet i ka në ADN-në e vet. Shembulli është aty, vetëm pak javë më parë kur të kuqtë fitonin në mënyrë gati ta pabesueshme Dortmundin 4-3 teksa deri në minutën e 65-të ishte në disavantazh 1-3. Ishte pikërisht Dejan Lovren i cili i dha fitore dhe kualifikimin Liverpulit në kohën shtesë. Dhe mbrojtësi kroat uron vërtet në përsëritjen e skenave të ngjashme edhe në takimin e sotëm. “Kujtoj ndeshjen ndaj Dortmundit dhe kam mbetur i befasuar sepse nuk e kisha parë kurrë ndonjëherë më parë një gjë të tillë. Kam marrë telefonin dhe kam bërë shumë foto. Tifozët tanë janë lojtari i 12-të në 90 minuta dhe me ta gjithçka është e mundur për ne në fushë. Që nga viti 2005 tifozët e këtij klubi e kanë kuptuar se gjithçka është e mundur. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, jemi një ekip me karakter por jam i bindur se ndaj Vijarrealit nuk do të jetë njëlloj si ndaj Dortmundit, pasi janë dy skuadra krejtësisht të ndryshme. Dortmundi ishte një nga ekipet më të forta në Ligën e Evropës dhe ne arritëm t’i mundim. Ndaj Vijarrealit do të jetë shumë e vështirë pasi janë skuadër shumë kompakte që luajnë mjaft mirë në kundërsulm. Mbërritja në finale do të ishte një ëndërr e bërë realitet, për mua, për tifozët për të gjithë”- ka thënë Dejan Lovren.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image