Europa League/ Grezda kundër Austrisë së Vjenës, Kaçe kundër surprizës suedeze

Pas kualifikimit historik kundër PSV Eindhovenit, Osijeku i Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit luan për herë të parë në play-off të Europa League. Tani do të ndeshet me Austrinë e Vjenës, rival serioz, por jo në nivelin e PSV-së. Austria e Vjenës fitoi dje në Qipro ndaj AEL-it, pas barazimit në Austri, ndaj Osijeku duhet të bëjë kujdes sidomos në Kroaci nga kundërsulmi perfekt vjenez.

Ndërkaq, PAOK i Ergys Kaçes do të ndeshet me Ostersundin, debutues absolut në Europë, që ka mahnitur deri tani, duke eliminuar edhe Gallatasarajin.

Domzhale e Rubin Hebajt habiti të gjithë duke eliminuar Frajburgun e Amir Abrashit në turin e shkuar, ndërsa tani do të përballet me Olimpikun e Marsejës, rival dukshëm superior.

Ndeshjet e turit play-off do të luhen më 17 e 24 gusht.

Shkendija v AC Milan
Vardar v Fenerbahce
Ajax v Rosenborg
Osijek v Austria Vienna
Red Star Belgrade v Krasnodar
Altach v Maccabi Tel-Aviv
BATE v Olexandriya
Club Brugge v AEK
Maritimo v Dynamo Kiev
Dinamo Zagreb v Skenderbeu
Ludogorets v Suduva
Panathinaikos v Athletic Bilbao
Apollon v Midtjylland
Domzale v Marseille
Partizan v Videoton
FH v Sporting Braga
Everton v Hajduk Split
Utrecht v Zenit
Legia Warsaw v Sheriff
Viitorul v RB Salzburg
Viktoria Plzen v AEK Larnaca
PAOK v Ostersund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *