Europa League, Genk fiton të prapambeturën ndaj Sasuolos

0

Duhej të luhej dje, por sfida e Ligës së Europës mes Sasuolos dhe Genkut u shty nga mjegulla dhe u luajt sot.

Belgët fituan 2-0, në një sfidë pa asnjë rëndësi për Sasuolon, që ishte eliminuar.

E kundërta vlente për Genkun, që vërtet ishte kualifikuar, por me një barazim ose fitore merrte kreun e grupit F.

Ashtu ndodhi, sepse pas një pjese të parë të varfër, në të dytën Hejnen në minutën e 58-të dhe Trosard në të 80-tën shënuan dy golat belgë, ndërsa Sasuolo iu afrua barazimit kur goditi traversën, por vetëm aq.

Tashmë Atletik Bilbao zbret në vendin e dytë në grup dhe mund të ndeshet me një nga italianet, Roma e Fiorentina.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here