Europa League e çmendur/ Eliminohet Totenhemi, Gladbahu spektakël në Firence

0

Vetëm Liga e Kampioneve dhuron spektakël? Krejtësisht e gabuar, sepse edhe Europa League ka futboll, gola e surpriza pa fund. Surpriza e parë dhe më e madhe erdhi nga Anglia, ku Genti barazoi 2-2 ndaj Totenhemit, duke u kualifikuar bujshëm, pasi kishte fituar 1-0 në Belgjikë. Kristian Eriksen shënoi që në minutën e dhjetë për londinezët dhe u duk çdo gjë në rrugën e duhur, por më pas erdhi shfaqja horror: në minutën e 21-të Herri Kejn shënoi, por sulmuesi gaboi portë, duke i dhënë barazimin Gentit, ndërsa talenti Dele Alli tradhtoi Totenhemin që në pjesën e parë, duke dalë me karton të kuq për një faull të shëmtuar.

Në pjesën e dytë sërish Totenhemi u hodh i tëri në sulm dhe gjeti edhe golin e dytë me Uanijaman në minutën e 61-të, por duhej edhe një gol tjetër për kualifikim. Hapësirat e shumta të lëna u shfrytëzuan më së miri nga Genti, që në minutën e 82-të goditi me Perbet.

Ndërkaq, në Firence u ngjit në skenë Borusia e Mënshengladbahut, që kishte planifikuar një dramë të pabesueshme, duke shkuar në disavantazh 2-0 (Kalinic e Borja Valero), para se të zgjohej dhe të niste një përmbysje epike, të ngjashme me Liverpulin e para një dekade kundër Milanit. Një gol në pjesën e parë nga Shtindël me 11-metërsh ngjalli gjermanët dhe pikrëisht Shtindël përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me dy gola të tjerë (trigolëshi i parë në karrierë për kapitenin), para se Kristensen të shënonte golin e katërt, duke shlyer një gafë qesharake në rastin e golit të dytë të Fiorentinës, që largohet turpshëm nga Europa League, edhe pse kishte fituar në Gjermani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here