“Europa digjet, dy superfuqitë…luajnë futboll”! Dy kampionatet që na mbajnë në lojë ndaj Koronavirusit

Europa është e mbyllur mes katër mureve dhe e izoluar për shkakun e Koronavirusit. Në mesin e panikut dhe frikës, ajo që shpresohet është që kjo marrëzi të marrë fund shpejt. Virusi e ka fituar betejën e përkohshme me futbollin, duke mbyllur përkohësisht thuajse të gjitha kampionatet dhe duke ndryshuar gjithë fatet dhe planet e tyre.

Por ndërkohë futbollin e mbajnë ende në lojë në këtë betejë dy superfuqitë si Turqia dhe Rusia. Shtete këto të fuqishme dhe me rregulla të ashpra, që kanë arritur të përmbajnë panikun dhe të ndalojnë deri diku virusin, pasi ka vërtet pak raste, duke parë edhe numrin e popullsisë që kanë këto shtete.

Madje në ndeshjen e sotme të Zenitit, stadiumi do të ishte i stërmbushur me tifozët që këndonin: “Të gjithë jemi të infektuar me futboll, të gjithë të vdesim për Zenitin”. Duket si një botë paralele kur në zemër të Europës dhe në tërësi të saj askush nuk mendon më për këtë sport. Nga krahu tjetër, futbolli vazhdon të luhet edhe në Serbi, Hungari, Ukrainë dhe Bjellorusi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *