Europa dhe rënia, kurrë kaq pranë

0

Shtatë javë nga fundi, në Superiore dihet vetëm një gjë: Korabi ka rënë nga kategoria, por skuadra e dytë është ende një mister i madh, ashtu si skuadra që do të marrë vendin e katërt

Nga vendi i katërt, te vendi i parafundit, vetëm 9 pikë distancë dhe shumë llogari e frikë. Një fundsezoni i jashtëzakonshëm, ku ka garë të ethshme në çdo drejtim, si kurrë në dekadat e fundit. Po, më në fund mund të përdoret me plot gojën batuta e gazetarit Ylli Aga: Ky është kampionati më i fortë i futbollit në demokraci. Kur më parë nuk kishim kaq shumë skuadra në luftë, pa e pasur as vetë të qartë objektivin kryesor, sepse vendi i katërt nuk i dihet a të çon në Europë, ndërsa një seri humbjesh të fut frikshëm në vallen e rënies…

VLLAZNIA – Pa humbje prej 6 ndeshjesh, në të cilat ka pësuar vetëm 2 gola dhe ka luajtur një futboll shumë të mirë, skuadra shkodrane mund të krenohet se në dy ndeshjet e fundit ka ndalur Kukësin Partizanin. Dashje pa dashje, falënderon Skënderbeu, por askush mos të guxojë e të thotë që Vllaznia luan për korçarët. Përkundrazi, llogaritë Cungu i ka bërë shumë mirë me kohë dhe trajneri shkodran në çdo intervistë, edhe kur Vllaznia fitonte e dukej e qetë në renditje, përsëriste avazin: “Luftojmë për mbijetesë, asgjë më shumë derisa të vijë siguria matematike”. Me 7 ndeshje të mbetura, Vllaznia është e katërta, por ende nuk ka asnjë siguri. Këtë javë shkon në Vlorë,, më pas shkon edhe në Korçë, Laç e Durrës. Kalendari, hiq një Korab të dorëzuar, është vërtet i frikshëm. Vllaznia, për fat të keq, na ka mësuar me të dyja anët e medaljes këto vitet e fundit, sepse nuk e ka problem të kalojë nga ndeshjet e mëdha te humbjet zhgënjyese.

LUFTËTARI – Skuadra më e bukur e Superiores, e quajnë, prej disa muajsh, por diçka ka ngecur. Loja është po ajo, fantastike, mjafton të shohësh ndeshjen kundër Flamurtarit. Po si erdhën 3 humbje rresht? Fat i keq, padyshim, pak paaftësi për të shënuar gola të thjeshtë dhe… një mbrojtje jo fort hermetike. Luftëtari ka mbrojtjen e dytë më të dobët në Superiore, por ia mbulon defektet sulmi. Nëse edhe sulmi fillon e gabon raste pa fund, vijnë humbjet rresht dhe frika sa vjen e shtohet. Për fat, ndeshja e radhës është kundër Korabit dhe priten 3 pikë qetësie, por më pas kalendari është vrasës, duke nisur nga 3 ndeshjet e radhës: Skënderbeu në Gjirokastër, Laçi e Vllaznia jashtë fushe. Sikur një fitore të merret në këto 3 ndeshje, gjirokastritët mund të qëndrojnë qetësisht në garë për vendin e katërt. Nëse vijnë 3 humbje rresht? Më mirë mos të ndjellim ters…

TIRANA – Një shekull pa fitore… në fakt është vetëm viti 2017 pa triumf në Superiore, por ngjan vërtet si një shekull, sepse bëhet fjalë për një ndër klubet më të mëdhenj në Shqipëri. Situatë kaotike, e pafalshme, për një skuadër që në 16 tetor të vitit të shkuar fitonte ndaj Skënderbeut dhe bënte që presidenti Refik Halili të përmendte edhe fjalën TITULL. Që aty nisi tersi, iku Daja e filloi një rënie e frikshme që nuk duket se ka fund. Në mënyrë të pabesueshme, Tirana më e dobët e viteve të fundit është në garë për fitimin e kupës, por në radhë të parë duhet evituar katastrofa në kampionat. Sfida e radhës në Kukës është thuajse e pamundur, derbi është sërish një ndeshje shumë e ndërlikuar dhe më pas Flamurtari në Vlorë: sa pikë mund të merren në këto 3 ndeshje? Nëse nuk merret asnjë, duhet menduar edhe më e keqja, sidomos nëse Flamurtari e Laçi fillojnë të vrapojnë.

LAÇI – Shtatë pikë në 4 ndeshjet e fundit, ritëm fenomenal, duke parë si po ecin skuadrat rivale, por Laçi tani nis një seri tepër të ndërlikuar ndeshjesh. Skënderbeu në Laç këtë fundjavë, Kukësi e partizani jashtë fushe dhe mes tyre një ndeshje shtëpiake kundër Luftëtarit. Nëse merren më shumë se 4 pikë në këto 4 ndeshje, Laçi ka shanse të mëdha mbijetese, por është mjaft e ndërlikuar, sidomos pas fitores së Flamurtarit në Gjirokastër.

FLAMURTARI – Tre pikët në Gjirokastër mund të jenë vendimtare në fund të sezonit. Flamurtari është zgjuar, ka marrë fitore me shumë peshë për renditjen dhe moralin, ndaj tashmë shpresa është që loja e mirë në shumë ndeshje të kthehet në pikë, duke nisur nga ndeshja e fundjavës kundër Vllaznisë. Është një finale e vogël, kundër një rivali që ka një rritje të jashtëzakonshme dhe po ndal edhe skuadrat e kreut, pavarësisht se ku luan. Në vizitën e fundit Vllaznia fitoi në Vlorë, tani i gjithë presioni është mbi vlonjatët. Pas Vllaznisë, vizitë në Durrës dhe më pas në Vlorë me Tiranën. Tre ndeshje jetike: nëse merren të paktën 6 pikë, gjithçka do të duket më pozitive, por është e qartë që synimi është 7 pikë, para dy takimeve delikate kundër Kukësit e Partizanit dhe finales kundër Laçit në javën e parafundit.

 

 

 

Fundtabela

15.04.2017 16:00 KF Laçi – KF Skënderbeu

15.04.2017 16:00 KF Partizani – KF Teuta

15.04.2017 16:00 FK Kukësi – KF Tirana

15.04.2017 16:00 KS Korabi – KS Luftëtari

15.04.2017 16:00 Flamurtari FC – KF Vllaznia

 

Java 31

22.04.2017 16:00 KF Vllaznia – KS Korabi

22.04.2017 16:00 KS Luftëtari – KF Skënderbeu

22.04.2017 16:00 KF Tirana – KF Partizani

22.04.2017 16:00 KF Teuta – Flamurtari FC

22.04.2017 16:00 FK Kukësi – KF Laçi

 

Java 32

29.04.2017 16:00 KF Laçi – KS Luftëtari

29.04.2017 16:00 KF Skënderbeu – KF Vllaznia

29.04.2017 16:00 KS Korabi – KF Teuta

29.04.2017 16:00 Flamurtari FC – KF Tirana

 

Java 33

06.05.2017 17:00 KF Tirana – KS Korabi

06.05.2017 17:00 KF Teuta – KF Skënderbeu

06.05.2017 17:00 KF Vllaznia – KS Luftëtari

06.05.2017 17:00 FK Kukësi – Flamurtari FC

06.05.2017 17:00 KF Partizani – KF Laçi

 

Java 34

13.05.2017 17:00 KF Laçi – KF Vllaznia

13.05.2017 17:00 KS Luftëtari – KF Teuta

13.05.2017 17:00 KF Skënderbeu – KF Tirana

13.05.2017 17:00 Flamurtari FC – KF Partizani

 

Java 35

20.05.2017 17:00 KF Tirana – KS Luftëtari

20.05.2017 17:00 KF Teuta – KF Vllaznia

20.05.2017 17:00 Flamurtari FC – KF Laçi

 

Java 36

27.05.2017 17:00 KF Laçi – KF Teuta

27.05.2017 17:00 KF Vllaznia – KF Tirana

27.05.2017 17:00 KS Luftëtari – FK Kukësi

27.05.2017 17:00 KS Korabi – Flamurtari FC

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image