Eurogol i Ndrecës në Burrel, Besëlidhja kap Kamzën

0

Ka fituar një përballje të vështirë dje pasdite skuadra lezhjane. Ashtu siç pritej, ndeshja Burreli-Besëlidhja është luajtur e fortë dhe e tensionuar. Ish-futbollisti burrelas Eduard Ndreca ka shënuar një gol mjaft të bukur në fillim të lojës dhe ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, megjithëse sulmuesit e të dyja ekipeve bënë të pamundurën për ta ndryshuar atë. Ndeshja u luajt në një mjedis mjaft të mirë. Matjanëve u mungonte mbështetja e tifozëve.

NDESHJA – Të parët sulmuan vendasit me Mustafajn e Kordhën, por lezhjanët mbroheshin fort. Në 18’ Hepaj kthen një pasin perfekt nga zona e portës matjane për te Ndreca. Ai gjuan rreptë dhe Xhixha e sheh topin në rrjetë. Një predhë nga afro 17 metra përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës së Burrelit. Vendasit kundërpërgjigjen me të gjitha  forcat por sulmet thyhen shpejt nga mbrojtja solide e Besëlidhjes. Tre minuta më pas Marashi hyn vrullshëm në zonën e portës së Burrelit dhe aty ndalet nga Kaloshi e Husein. Miqtë nga Lezha pretendojnë për penallti. Por kryesori Kuka vijon lojën. Në fund të pjesës së parë delegati dhe vëzhguesi i takimit kërkuan nga kameramanët e pranishëm në stadium ta shikonin këtë moment, për t’u bindur nëse kryesori veproi drejt.

Pjesa e dytë e kësaj ndeshje luhet më shumë në mesin e fushës. Kishte përplasje të forta mes lojtarëve të dyja ekipeve. Pra kishte duele fizike dhe goditje të shumta dënimi. Futbollistët burrelas dhanë maksimumin për ta barazuar ndeshjen, por mungesa e Mëllugjës dhe Onu ndikoi në lojën e Burrelit. 52’ Mustafaj në një përpjekje për të shënuar golin e skuadrës së tij dëmtohet dhe detyrohet të lë fushën e lojës. Shtatë minuta më vonë janë mysafirët që tentojnë dyfishimin e rezultatit me futbollistët S. Kamara e O. Kamara, por është bashkë atdhetari i tyre, Husein që i ndal. Matjanët aktivizojnë Mallunxën e Pashën për t’i dhënë freski ekipin vendas por rezultati mbeti i pandryshuar. Në çastet e fundit të takimit dëmtohet keq Karakaçi. Husein gjuan fort topin, në përpjekje për ta larguar nga zona e matjanëve, por sfera e godet keq në fytyrë futbollistin lezhjanë. U desh ndërhyrja e mjekëve që futbollisti i Besëlidhjes të qetësohet pas afro pesë minutash.

BURRELI – BESËLIDHJA        0-1

Shënues: Ndreca 18’

BURRELI: Xhixha, Husein, Kaloshi, Danaj, Ujkaj, Mëllugja (Mallunxa 56’), Stana, Met’hasani, Farruku (Allamani 41’), Kordha, Mustafaj (Pasha 57’) Trajner: R. Kulli. (Në dispozicion: Lleshaj, Kola, Cevani)

BESËLIDHJA: Demi, Kastrati, Smajlaj, Dibra, Ndreca, Përgjoni (Shytani 81’), Karakaçi (Rexha 90’+2), S. Kamara, Marashi, Ajazi (O. Kamara 16’), Hepaj. Trajner: A. Bruka. (Në dispozicion: Rexhepi, Dore, Lushaj)

GJYQTARË: O. Kuka, R. Avdo, A. Zalla (Tiranë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here