Euro 2020, Botërori 2030 dhe Liga e Kombeve: Ceferin zbulon prioritetet!

0

Aleksandër Ceferin u rizgjodh sot si president i UEFA-s dhe do të vazhdojë të jetë në krye të futbollit europian dhe për katër vitet e ardhshme. Slloveni ka thënë fjalët e para pas konfirmimit në postin e tij. Liga e Kombeve do të vazhdojë dhe do të bëhet një kompeticion fantastik, ndërsa do të punohet fort për të organizuar Botërorin e vitit 2030 në Europë.

Ceferin flet dhe për risinë e organizimit të Euro 2020 në 12 shtete të ndryshme dhe është gati të bashkëpunojë me FIFA-n dhe ECA-n. Në fund platforma dixhitale. Akordi me kompanitë e këtij sektori është afër dhe pas 6 muajsh do të nisë gjithçka.

Ndihem i nderuar dhe jam shumë i emocionuar. Do të tentojmë të organizojmë Botërorin e vitit 2030 në Europë dhe do të bëjmë të mundur që Liga e Kombeve të jetë një sukses i shkëlqyer. Shpresoj të jetë reduktuar skepticizmi ndaj meje dhe duhet të jemi gjithmonë gati të parashikojmë të ardhmen. Euro 2020 do të organizohet në 12 shtete të ndryshme. Ky është një mesazh për Europën e lirë, tolerante dhe të bashkuar.”

“Jemi gati të bashkëpunojmë me FIFA-n për t’i dhënë mundësinë futbollit të jetë sporti numër një në botë. Do të punojmë krah për krah me ECA-n (Shoqata europiane e klubeve) për t’i dhënë formë kompeticioneve të së ardhmes, që duhet përditësuar me kalimin e kohës. Do të ketë hapësirë dhe të drejta që të 55 federatat europiane të kualifikohen.”

Në gjashtë muajt e ardhshëm do të nisim platformën tonë dixhitale, ky është një revolucion dhe jemi shumë afër akordit për partneritetin historik me kompanitë e këtij sektori. Së shpejti do të përshtatim rregullat e FPF (fair-play financiar në mënyrë që të gjitha klubet të përfitojnë nga mundësitë për zhvillim. Unë do të siguroj që futbolli europian të vazhdojë rritet dhe të respektohet nga të gjithë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.