Eugert Zhupa, shqiponja kuqezi në Xhiron e Italisë

0

Eugert Zhupa, çiklisti i Uilier Triestinës, në pjesëmarrjen e tij të tretë në Xhiron e Italisë, ka qenë shqiponja kuqezi. I 157-ti para dy vjetësh, i 130-ti vitin e kaluar, ndërsa paraqitja e tij shënon të tjera maja, sepse në etapën e parë Algero-Olbia 206 kilometra ka qenë në grupin e parë. E jo pak, por për 201 kilometra, ndërsa së bashku me Maestrin, Benedetin, Brut, Bialoblocki dhe Teklehaimanot kanë udhëhequr garën.

Në një nga finishët e kësaj etape, teksa bëhet fjalë për fanellën e kaltër, Zhupa është i treti, teksa ka marrë katër pikë. 7 minuta e 8 sekonda ka qenë avantazhi i tyre më i madh, ndërsa grupi i madh i çiklistëve të shpejtë, gjithnjë në ndjekje, arrin të ngushtojë distancën. E megjithatë Zhupa është mbajtur, ndërsa është dukur sikur është stopuar gjashtëmbëdhjetë kilometra nga fundi. Përkundrazi me tre të tjerë ka ecur edhe 12 kilometra të tjerë derisa janë stopuar.

Në finish, ndonëse në një kthesë të gjerë ka dhe rrëzime, por dhe defekte, i pari ka hyrë austriaku Lukas Poestlberger, që është fanella e kuqe e parë Xhiros së 100-të të Italisë. Austriaku ka përfituar nga një moment pauze i atyre që kërkonin të shpërthenin  në metrat e fundit të garës, ndërsa i ka befasuar të gjithë. Pas tij ka ardhur Kaleb Evan dhe në vendin e tretë gjermani Andre Greipel. Zhupa është kampioni i Shqipërisë e jo vetëm kaq, por dhe Kampion Ballkani në garën e kronometrit dhe të rezistencës. Është i pari çiklist profesionist që përfaqëson Shqipërinë në Itali e si i tillë me këtë paraqitje të jashtëzakonshme duhet vlerësuar si një arritje që në etapën e parë. Nëse koha e vendit të parë të austriakut ka qenë 5h13’34, australiani Evan ka ardhur katër sekonda pas tij, kurse gjermani Greipel gjashtë sekonda pas të parit. Dhe Zhupa që pesë kilometrat e fundit ka qenë me grupin e madh ka mbërritur në vendin e 107-të, ndërsa ka qenë 18 sekonda pas austriakut. Megjithatë cilësohet një garë cilësore, ndërsa të gjithë presin të tjera paraqitje të tilla të tij në Itali.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image