Eugert Zhupa, sërish protagonist në Giro d’Italia

0

Një tjetër ditë prej protagonistësh, ajo e përjetuar në Giro d’Italia për skuadrën Wilier Triestina – Selle Italia, që ka grumbulluar edhe 120 km të tjera në shkëputje nga grupi, me Eugert Zhupën, i cili edhe në etapën e parë të garës së famshme çiklistike tentoi sulmin.

Kampioni kombëtar shqiptar, “i adoptuar” nga Skandiano në Rexhio Emilia, ka sulmuar në fillimin e një fraksioni të kushtëzuar nga era e fortë që çau grupin në fazat finale, duke rezultuar për shumë kilometra Fanella Rozë.

Në fund Zhupa e mbylli në vendin e 20-të, duke treguar një formë të shkëlqyer. Ndërkohë, në renditjen e përgjithshme Zhupa ndodhet në vendin e 38-të, me 37 sekonda pas kryesuesit të Xhiros së Italisë, kolumbianit Fernando Gaviria. Rezultat që flet vetë për formën e mirë që çiklisti kuqezi po kalon aktualisht, duke qenë ndër pretendentët, edhe pse është herët për të folur për këtë gjë. Sot turneu është pushim, për t’u dhënë mundësi çiklistëve të rikuperojnë, ndërsa nesër zhvillohet etapa e katërt.

Karriera e Zhupës ka nisur në skuadrën Ciclistica 2000 Rubiera në vitin 2007, për të kaluar vitin pasardhës në Cycling Team Nial Nizzoli Correggio, skuadër e drejtuar nga Xhamprimo Borgi.

Në vitin 2009 nisi karrierën te Diletantët me skuadrën Bottoli, me të cilën fitoi Trofeun Alfredo Lando dhe titujt kombëtarë shqiptarë si në kronometër, ashtu edhe në rrugë.

Prej vitit 2010 punësohet në një prej “universiteteve” të çiklizmit diletantistik kombëtar, Trevigiani; me fanellën venete në vitin e parë fiton etapën e Vueltas në Tenerife, Trofeun Libero Ferrario dhe konfirmohet kampion kombëtar në provën kundër kohës.

Pesë fitore në vitin 2011 me titujt në Shqipëri dhe Çmimin e Madh Ceda, përveç triumfit në Trofeun Mechanic System dhe Çmimit të Madh të Përvjetorit të 150-të të Bashkimit të Italisë.

Në vitin 2012 u shkon pranë tre klasikeve të mëdha dhe i duhet të kënaqet me titujt kombëtarë dhe cirkuitin e natës në  Piombino d’Ese, ndërsa vitin pasardhës triumfon në Xhiron e Shqipërisë.

Në vitin 2014 kalon në një tjetër koracatë, Zalf Euromobil Fior, ku i lejon skuadrës së tij të arrijë shumë fitore, falë aftësive të tij në shpejtësi, ku është njeriu i fundit i “trenit” të pamposhtur kuqejeshil.

Fiton edhe garat e Coppa Caduti në Reda, Città di Conegliano, Città di San Donà,

Në vitin 2015 Zhupa kalon te profesionistët me skuadrën Southeast, që drejtohet nga Anxhelo Çitraka e Luka Shinto, skuadër që në vitin 2016 merr emrin Wilier Triestina-Selle Italia.

Atleti shqiptar fiton sërish edhe dy tituj kombëtarë në kronometër e në rrugë, që i lejojnë të marrë pjesë në Botërorët që u zhvilluan në Doha.

Marrë nga: gazzettadireggio.gelocal.it

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here