Euforia dëmton Barcelonën, “përmbytje” në La Korunja

0

Nga superfesta kundër PSG-së, te humbja dëshpëruese: vetëm pak ditë e ndajnë suksesin nga dështimi dhe sot Barcelona ka provuar anën tjetër të medaljes.

“Riazor” kthehet në Vaterlo për katalanasit, që dështuan përballë një rivali që luajti në mënyrë perfekte, dha maksimumin dhe e goditi Barcelonën dy herë me topa ajrorë.

Lodhja e madhe fizike kundër PSG-së u ndje te Barcelona, por pse jo u ndje sidomos euforia, sepse dukej qartë që skuadra nuk kishte përqendrimin e zakonshëm, përveçse ndjeu edhe mungesën e Nejmarit.

Tani Reali ka shansin e parakalimit dhe shanset e Barcelonës për titull zbehen ndjeshëm.

Gjithsesi, domethënës komenti i Zherard Pikesë pas ndeshjes: “Besoj se gjithë tifozët do ishin të lumtur të humbnim sot, nëse fitonim dhe kualifikoheshim ndaj PSG-së“.


SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here