Etrit Berisha objektivi për portën, nisin bisedimet

0

Etrit Berisha pritet të lërë Atalantën këtë verë dhe me interes pritet të mësohet nëse klubi nga Bergamo do e lërë të lirë apo do të tentojë të përfitojë diçka, Verën e shkuar kërkonte rreth 5 milionë euro dhe asnjë klub nuk e ofroi një shifër të tillë.

Sigurisht që këtë vit do të jetë edhe më e vështirë. Gjithsesi interesim për të ka, madje edhe kanë nisur kontaktet e para. Gianluca Di Marzio raporton se skuadra tjetër e Serie A, ajo e SPAL, ka hedhur hapat e parë në drejtim të portierit të kombëtares sonë.

Atalanta shikon Golinin si zgjedhjen e parë, ndërkohë që nga ana tjetër SPAL kishte huazuar Vivianon nga Sportingu i Lisbonës dhe ai mund të rikthehet në Portugali. Vetëm nëse qëndron, atëherë do të hiqej dorë nga Berisha.

Për sa kohë e kanë kontaktuar, kjo do të thotë se ata duan ta zgjidhin sa më shpejt problemin e portës dhe “gardiani” shqiptar ofron garancitë e duhura për ta. Berisha luan prej vitesh në elitën e futbollit italian dhe më parë ka mbrojtur portën e Lacios.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.