Etrit Berisha me probleme, Grezda “alarmon” Kristian Panuçin

0

Etrit Berisha ka pasur probleme së fundmi, ndaj edhe nuk është stërvitur me Atalantën. Portierin e kombëtares shqiptare e shqetësojnë problemet me stomakun dhe është lënë pushim pushim nga stafi teknik. Gjithsesi asgjë serioze, pasi “gardiani” i klubit nga Bergamo pritet që shumë shpejt të punojë normalisht me skuadrën.

Trajneri Kristian Panuçi duhet të shqetësohet më së shumti për Eros Grezdën. Sulmuesi anësor i kombëtares është dëmtuar gjatë një seance stërvitore me Rejnxhërs. Ende nuk është përcaktuar përfundimisht shkalla e dëmtimit, por mendohet se gjakovari do të rrijë për një kohë të konsiderueshme jashtë fushave të blerta.

SportEkspres.com mëson se dyshohet që Grezda të ketë probleme me thembrën e akilit. Kontrollet mjekësore do të zbulojnë gjithçka, por rreziku është i madh që sulmuesi anësor të mungojë për rreth 10 javë.

Duke bërë llogaritë, Grezda do të rrezikonte të humbiste ndeshjet që Shqipëria do të luajë kundër Turqisë dhe Andorës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Me Turqinë është programuar të luhet më 22 mars, kurse tre ditë më pas është në plan takimi me Andorrën.

Gjithsesi duhet pritur fjala e mjekëve të Rejnxhers. Shpresohet që për Grezdën ta kalohet sa më shpejt kjo situatë. Dëmtimet e kanë penalizuar ndjeshëm sulmuesin, i cili në momentin që të gjithë presin të shpërthejë, ndalet. Pritej shumë që në pjesën e dytë të sezonit ai të tregonte vlerat e tij dhe pse Rejnxher pagoi për të rreth 3 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.