Eto nxit Salah: Do të bëhesh më i miri? Transferohu këtu!

Samuel Eto e njeh mirë La Liga-n spanjolle dhe sidomos dy klubet kryesore: Barcelonën dhe Real Madrid. Sulmuesi kamerunas u ble nga “Los Blancos”, ekip me të cilin zhvilloi vetëm tre ndeshje, ndërsa vitet më të bukura i kaloi te klubi katalanas.

Afrikani ka folur në lidhje me Mohamed Salah, duke e nxitur egjiptianin të ndërrojë ekip. Për t’u bërë më i miri duhet të luash me Barcelonën dhe Eto e këshillon egjiptianin që të synojë këtë lëvizje.

Barça do të ishte maksimumi për Salah. Reali më dha mundësinë për t’u larguar nga Afrika, por nuk ka si Barcelona. Unë e njoh mirë stilin e klubit katalanas dhe mendoj se kalimi atje është më i miri për sulmuesin e Liverpulit. Nëse Momo do të ketë mundësinë për të luajtur në kampionatin më të mirë në botë, që është ai spanjoll, ai duhet të transferohet te Barcelona. Atje ka mundësinë për t’u bërë një ndër më të mirët”, thekson 38-vjeçari.

Emri i Salah, i cili ka shënuar 74 gola në 104 ndeshje me The Reds, është përfolur për një kalim të mundshëm te Real Madrid, por Eto mendon ndryshe dhe i sugjeron ekipin e Leo Mesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *