Ethemi shkëlqen në Shqipëri, Maqedonia U-21 i bën ftesë

Valon Ethemi është një ndër zbulimet e mëdha të Superiores këtë sezon, sepse kaloi në verë nga Mamurrasi te Kukësi dhe pa zhurmë u bë pak nga pak titullar dhe një ndër lojtarët më interesantë të kampionatit.Vetëm 20 vjeç, Ethemi ka luajtur më shumë se 1000 minuta në Superiore këtë sezon dhe ndoshta do të ishte një afrim cilësor edhe për Shqipërinë U-21, por duket se nuk e kemi parë ende.

E ka parë Maqedonia, sepse prej ditësh në zyrat e Kukësit ka mbërritur një ftesë për Ethemin, ku njoftohet se Maqedonia U-21 do të zhvillojë një stazh stërvitor në datat 6-7 mars.

Janë data jozyrtare, ndaj e ka në dorë Kukësi nëse Ethemi do të lihet i lirë për ato data. Përvç kësaj, edhe vetë Ethemi është i pavendosur, pasi prej dy vitesh është ambientuar në Shqipëri, ndërsa në Maqedoni nuk ia dhanë shansin në nivel klubesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *