Et’hemi pranon vështirësit te Kukësi, sulmuesi: Bylisi të merr pikë dhe jashtë dhe brenda, duhet kujdes

Humbja ndaj Laçit apo edhe fitorja me vështirësi ndaj Flamurtarit, thellon edhe më tepër krizën për rezultat te Kukësi. EKipi veri-lindor nuk rezultoi sipas parashikimeve duke u renditur deri më tani në vendin e pestë me 18 pikë. Ndeshja e rradhës është në Ballsh ndaj skuadrës që deri më sot nuk njeh kundërshtar bindës.

Sulmi është reparti që po vuan më tepër mungesën e golave por edhe prapavija lejon shumë hapësira ndaj kundërshtarëve. Ndërkohë që përgatitjet ndaj Bylisit vijojnë, Valon Et’hemi, një nga lojtarët më premtues te Kukësi pranon në një intervistë për “Super Sport” gjendjen në të cilën ndodhet ekipi. Sulmuesi shprehet se ndaj Bylisit duhet të tregohet kujdes pasi Kukësi ka bërë shumë gabime në tolerimin e pikëve.

“Normalisht që është ndeshje e rendësishme dhe nisur nga perforancat e fundit që kanë ekipet e tjera nuk mund ta anashkalojmë ndeshjen,  pasi Bylisi apo Vllaznia janë ekipe që të marrin pikë edhe jashtë edhe brendam ndaj nuk do nënvlersojmë asgjë por do hyjmë vetëm për fitore. Si ekip që jemi dhe objektivat që kemi mund të them se kemi bërë shumë gabime dhe nuk na lejohen më. Megjithëse vijmë nga ndeshje jo të mira, mund të them se ndaj Bylisit do jetë ndeshje e luftuar. Gjatë këtyre javëve na kanë penalizuar shumë edhe mungesat, tani janë rikthyer dhe besoj se do dalim nga kjo kriza që n aka pushtuar. Më mungojë golat por do mundohem që të gjej veten e të shënojë sa më shumë”- është shprehur Et’hemi./Sport Ekspres/