Ethemi: Nuk e marr dot Kukësin mbi supe, duhet të jem i qetë!

Valon Ethemi, anësori i djathtë i Kukësit, doli sot para mediave dhe foli fillimisht për kundërshtarin e radhës, Teutën.  “E kemi përgatitur mirë ndeshjen. Jemi stërvitur maksimalisht. Teuta ka ndryshuar shumë nga vjet, është skuadër e fortë dhe ka bërë merkato të mirë. Ndeshjet e fundit ka marrë pikët e plota”, u shpreh lojtari i linjës së djathtë fillimisht.

Më tej ai theksoi se ende nuk është në atë stad që të marrë mbi super fatet e Kukësit: “Çdo futbollist kur futet në fushë merr përgjegjësi. Unë po bëj gati dy vite këtu dhe normalisht nuk kam atë pjekurinë për të marrë ekipin mbi supe. Do vazhdoj të bëj maksimumin, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Pozicioni? Nga krahët ndihem më mirë. Përshtatja? Janë larguar dhe kanë ardhur shumë lojtarë. Është dashur pak kohë të përshtatemi, por besoj po bëjmë mirë, po bëjmë lojë dhe po kuptohemi. Por po na mungon finalizimi”.

“Gjaknxehtësia? Filluam mirë me Tiranën, por pastaj nerva loje. Nuk duhet të reagoj ashtu, duhet të jem më i qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *