Esien humbet rrugën dhe përfundon në… Indonezi

0

Rregull i pashkruar: kur ke fituar gjithçka në karrierë, ke luajtur me Lionin, Çelsin, Realin e Milanin, ke fituar miliona dhe je 34 vjeç por nuk ke më forcë për të luajtur futboll në nivel të lartë… më mirë lere futbollin!

Jo, Majkëll Esien nuk do t’ia dijë për rregullin, sepse ganezi nuk tërhiqet në momentin e duhur dhe pas një aventure të dështuar te Panathinaikosi, tashmë ka gjetur klub të ri.

Ish-ylli i Çelsit ka përfunduar në Indonezi, te Persib Bandung, ku një dreq e di nga i erdhi oferta dhe sa do paguhet, në një kampionat amator.

Sa për krahasim, para pak ditësh Çavi Alonso tha: “Në verë tërhiqem nga futbolli, sepse dua të largohem kur jam ende në nivel të lartë, pa u bërë qesharak”. Flet titullari i Bajernit!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image