Është Vila mesfushori që pret Daja

0

Emiljano Vila me sa duket do të jetë mesfushori që pret Ilir Daja. Vipsport.al raporton se mesfushori ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun dhe tashmë pritet të paraqitet në Turqi, për të marrë pjesë në minifazën përgatitore të skuadrës korçare.

Vila, ish-anëtar i kombëtares, sezonet e fundit ka luajtur te Partizani, duke pasur një rendiment me luhatje dhe duke paguar edhe problemet e Partizanit në sezonin aktual, që ka qenë një çorbë e vërtetë.

Klubi i kuq e la të mirë mesfushorin në janar dhe u duk Kamza ekipi me pranë tij, por tashmë ka ndërhyrë Skënderbeu, që nëse realizon këtë goditje, blindon krahun e djathtë, me një lojtar fleksibël, që ndihmon sulmin dhe mbrojtjen, ndërkohë që në karrierë ka bërë edhe sulmuesin. Gjithsesi, bisedimet ende nuk kanë përfunduar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image