“Është Topi i Artë dhe mendon se mund të bëjë ç’të dojë”, Florenci ironizon Ronaldon

Ndeshja mes Romës dhe Juventusit një natë më parë ishte mjaft e rivalizuar, sidomos në pjesën e dytë, ku nuk munguan edhe përplasjet mes lojtarëve.

Kristiano Ronaldo dhe Alesandro Florenci patën një debat gjatë ndeshjes, teksa portugezi iu drejtua edhe me gjeste italianit, duke i thënë se je shumë i vogël për të folur. Këtë gjë natyrisht Florenci nuk e priti mirë dhe në fund të takimit e komentoi përplasjen me Ronaldon.
“E lemë jashtë atë që ndodhi në fushë. Ne e nxorrëm topin jashtë, ndërsa ai e mori dhe kërkoi ta luante. Natyrisht, ai është “Topi i Artë” dhe mendon se ka të drejtë të bëjë çdo gjë”, përfundoi me ironi mbrojtësi i Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *