“Është shumë i vjetër”, kur Konte donte Higuain dhe Çelsi refuzonte!

0

Çelsi i plotësoi dëshirën trajnerit Sarri duke arritur akordin me Gonzalo Higuain. Sulmuesi la Milanin për t’u bashkuar me trajnerin që punoi te Napoli dhe tani është gati të provojë emocionet e Premier Ligës.

Një veprim i tillë bie ndesh me politikën e klubit londinez, që nuk i ofron më shumë se 1 vit kontratë lojtarëve mbi 30 vjeç. Rasti i fundit është Çesk Fabregas me spanjollin që përfundoi te Monako në Francë.

“Daily Telegraph” zbulon një episod të ndodhur në verën e vitit 2016. Në stolin e Çelsit ishte Antonio Konte dhe italiani kërkonte Higuain për repartin e sulmit. Ai ishte 28 vjeç dhe drejtuesit e klubit u përgjigjen shkurt: “shumë i vjetër dhe shumë i shtrenjtë”.

Transferimi nuk ndodhi dhe argjentinasi kaloi tek ekipi i Juventusit. Sot është 31 vjeç, por Mauricio Sarri ia ka dalë të bindë drejtuesit e klubit dhe të sigurojë shërbimet e Pipitës.

Sulmuesi kishte një çmim kartoni më të lartë në atë periudhë (76 milionë sterlina), sot është tre vite më i vjetër dhe do të përfitojë dyfishin e rrogës që i ishte ofruar në verën e vitit 2016.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.