“Është lojtari më i mirë në botë në rolin e tij”, elozhe për Sane

Leroi Sane është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe dy sezonet e fundit me skuadrën e Mançester Sitit kanë qenë të shkëlqyera për yllin gjerman. Sulmuesi anësor është një futbollist shumë i rëndësishëm për trajnerin Pep Guardiola.

Gjermani ka marrë komplimente nga Mikel Arteta, ndihmësi i Guardiolës te Mançester Siti, me këtë të fundit që ka folur për mediat britanike për cilësitë e Sane, duke thënë:

“Ai është lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Mund të duket e tepruar, por nuk mendoj kështu. Ai dhe Mbape do të dominojnë futbollin në vitet e ardhshme dhe jam shumë i lumtur që është pjesë e skuadrës sonë. Te Sane, mund të mbështetesh në çdo moment dhe është një futbollist me klas të lartë dhe që bën shumë për skuadrën”,- përfundoi spanjolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *