Është këtej ringu! Humbi ndjenjat dhe bënte si fitues, Quevedo bëhet qesharak

Ndeshja e kickbox-it midis Jose Maria Quevedo dhe Hakin Ketaiebit në Francë është përhapur shumë në internet dhe kjo jo për rëndësinë që kishte ky duel, por për shkak të një episodi paksa qesharak në fundin e kësaj sfide.

Spanjolli Jose Maria ka pësuar një goditje të fortë nga kundërshtari, që e ka dërguar menjëherë në “knock out”, duke humbur për pak çaste edhe vetëdijen së bashku me ndeshjen. Pasi është përmendur, kickboxer-i është ngritur menjëherë dhe ka dalë nga ringu si të ishte fitimtar i përballjes.

Më pas, ka qenë një pjesëtar i stafit që e ka rikthyer sërish brenda litarëve të ringut, ku do të mësonte edhe faktin se ishte pikërisht ai që e kishte humbur atë ndeshje./Sport Ekspres/